Bordi Drejtues

Olta është një psikanaliste nën supervizim në Universitetin Sigmund Freud në Vienë, Austri. Ajo ka një diplomë në psikologji nga Empire State College, New York Tiranë, dhe një edukim tjetër në Shkrim Kreativ dhe Storytelling nga Scuola Mohole Milano, Itali. Fillimet e punës së saj si një psikanaliste datojnë në vitin 2012 në klinikën universitare Sigmund Freud Ambulanz ndjekur nga praktika private në Tiranë.

Olta është anëtare bordi e Shoqatës Shqiptare për Shërbime Psikologjike dhe Psikoterapeutike dhe nënkryetarja e shoqatës Shqiptare të Grup Analizës, ku ka qënë e përfshirë që nga fillimet e implementimit të këtij modaliteti në Shqipëri. Eksperienca e saj klinike dhe kërkimi i vazhdueshëm mbi shëndetin mendor i kanë dhënë Oltës eksperiencë të veçantë pune me individë të cilët përjetojnë ankth dhe depresion, probleme adaptimi, çrregullimet e të ngrënit dhe adiksionin. Aktualisht Olta jeton në Milano, Itali, ku ajo punon me projekte mbi shëndetin mendor si dhe në praktikën e saj private.

Olta Tuholi
M.A Proc. Psikanaliste Proc
Anëtare Bordi