Stigma ndaj problemeve të shëndetit mendor i largon individët nga kujdesi për shëndetin mendor, nga parandalimi dhe trajtimi i problemeve që lidhen me të. Vetëm 50% e atyre që vuajnë kërkojnë ndihmë profesionale. Çdo vit, në Evropë, 1/3 e popullsisë vuan nga probleme të shëndetit mendor, ku mbizotërojnë depresioni dhe ankthi. Sot, vetëvrasja renditet shkaku i dytë i vdekjeve në botë dhe në Evropë për grupmoshën 15-29 vjec. Në vendet e zhvilluara, 90% e vetëvrasjeve vijnë si rezultat i sëmundjes mendore, dhe 22% e tyre janë të lidhura me përdorimin e alkoolit.