Bordi Drejtues Dr. Kalaja është pedagoge pranë Departamentit të Punës dhe Politikës Sociale në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës që nga viti 2005. Ajo kreu studimet universitare dhe u diplomua në vitin 1996 po nga ky Departament. Nga viti 2013 ajo mban titullin Doktor në Punë Sociale dhënë nga Departamenti i Punës Sociale, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës. Fushat kryesore të interesit dhe ekspertizës janë të lidhura me çështjet e përkatësisë gjinore dhe zhvillimit dhe çështjeve të lidhura me promovimin e të drejtave të njeriut dhe fëmijëve.Esperienca e saj në këto fusha është pasuruar me kërkime sasiore dhe cilësore.Po kështu ajo ka një numër të konsiderueshëm eksperiencash si trajnere dhe eksperte në fushën e përkatësisë gjinore dhe çështjeve të lidhura me promovimin e të drejtave të njeriut dhe fëmijeve, nëpërmjet studimeve, analizave, manualeve dhe raporteve kombëtare. Ajo është pjesëmarrëse në shumë konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e shkencave sociale si dhe autore e artikujve të botuar në revista të njohura brenda dhe jashtë vendit. Dr. Daniela Kalaja Kryetare Bordi