Bordi Drejtues

Dr. Gramo ka një eksperiencë të gjatë akademike dhe profesionale në fush?n e shëndetit mendor. Ajo ofron psikoterapi individuale, në çift dhe psikoterapi psikanalitike në grup, si dhe supervizim për profesionistët e shëndetit mendor. Që prej vitit 2003, Dr. Gramo ofron psikoterapi psikanalitike të supervizuar.

Pas përfundimit të studimeve master në psikologji këshillimi në SHBA, Anxhela kreu studimet e doktoraturës pranë Universitetit Sigmund Freud, në Vjenë, Austri. Ajo mban Certifikatën Europiane të Psikoterapisë http://www.europsyche.org/ecp. Gjithashtu, Dr. Gramo është analiste e studentëve në trajnim në programin shqiptar të formimit të psikoterapistëve psikanalitike. Aktualisht, po ndjek programin e kualifikimit si analiste grupi ofruar nga Instituti i Analizës së Grupit, Londër. 

Dr. Gramo ka një eksperiencë të gjatë në mësimdhenie. Aktualisht, ajo është titullare e lëndës së çrregullimeve të shëndetit mendor pranë Universitetit të Tiranës, në Fakultetin e Shkencave Sociale. Për pesë vite, ajo ka drejtuar programin e psikologjisë pranë Universitetit të New York-ut në Tiranë.

Dr. Gramo është kryetare e Shoqatës Shqiptare për Analizën e Grupit. Prej vitit 2014, ajo është angazhuar  dhe ka kontribuar në prezantimin dhe zhvillimin e analizës së grupit në Shqipëri.

Dr. Gramo është anëtare e Shoqatës Shqiptare për Psikoterapinë (ShShP). Ajo ka qenë nën-kryetare e kësaj shoqate. Aktualisht, është anëtare e Shoqërisë Ndërkombëtare Grup Analitike (GASI), Londër, Mbretëria e Bashkuar.

Dr. Anxhela Gramo
Anëtare Bordi
Psikoterapiste psikanalitike
Dr. scient.pth., Shkenca e Psikoterapisë (Sigmund Freud, Univ, Austria)
Çertifikata Europiane e Psikoterapisë (EAP, Austria)
Tel: 0696006629