Programi i trajnimit Njohje me Analizën e Grupit gjatë një fundjave. Ky modul konsiston në një grup leksionesh, si dhe në eksperienca personale të grupeve analitike: në grupe të vogla dhe të mëdha. Qëllimi i tyre është përfitimi i një vlerësimi ekspe-riencial i analizës së grupit. Kjo eksperiencë u shërben profesionistëve të interesuar për të kuptuar më shumë mbi Analizën e Grupit përpara se ata t’i përkushtohen trajnimit afatgjatë dhe të thelluar në Analizën e Grupit.Pjesëmarrja në modulin që do të zhvillohet gjatë fundjavës është një kërkesë thelbësore për pranimin në programin e mëtejshëm të trajnimit që do të finalizohet me marrjen e Diplomës në Analizën e Grupit, lëshuar nga Instituti i Analizës së Grupit, Londër, i cili është i njohur ndërkombëtarisht. Programi Bazë në Analizën e Grupit, që do të shtrihet në 4-5 blloqe fundjavash brenda 1 viti (leksione, eksperienca në grupe të vogla dhe të mëdha). Programi Intensiv për përfitimin e diplomës dhe kualifikimin si Analist Grupi, i cili do të shtrihet në 4 vite (5 bllo-qe fundjavash çdo vit). Ky bllok intensiv trajnimi, përveç leksioneve, seminareve dhe eksperiencave në grup, do të përfshijë edhe punën individuale të secilit anëtar me grupet e tyre (që ata do të drejtojnë) te cilat do të supervizohen rregullisht nga ekspertët që do të udhëheqin këtë program. Puna e shkruar është një komponent tjetër vlerësimi, nga ku edhe një ese mbi punën klinike të çdo anëtari me grupin e tij, e cila do të vlerësohet nga Instituti i Analizës së Grupit në Londër.