Literatura e programit te Modulit Prezantues Kjo listë leximesh përmban tekste themelore, që sigurojnë një argumentim solid në teorinë thelbësore dhe një ndjesi të të prekurit të analizës së grupit. Analiza e grupit është një proces në zhvillim, tashmë global, që përshtatet dhe ndryshon në kontekste të ndryshme, me një numër në rritje të autorëve dhe kontribuesve ndërkombëtare. S. H. Foulkes dhe Analiza e Grupit: ‘Group Psychotherapy: The Psychoanalytic Approach’. S.H. Foulkes and E.J. Anthony (1957) Karnac. Ky tekst është rezultat i një bashkëpunimi ndërmjet Foulkes, themeluesi i analizës së grupit dhe E.J. Anthony, një shok dhe koleg i Foulkes, i cili dha një kontribut të madh në ditët e para të analizës së grupit. I konsideruar një prej klasikëve, ky tekst zbulon “shpirtin” e analizës së grupit, si dhe jep udhëzime të dobishme për studentin. ‘Introduction to Group Analytic Psychotherapy’ S.H.Foulkes (1948) Karnac. Ky liber përshkruan përpjekjet e hershme për të krijuar analizën e grupit si një medium terapeutik. Përvec interesit dhe kuriozitetit historik të studentëve, ky tekst paraqet përpjekjet e para të Foulkes për të ngritur analizën e grupit në formate të ndryshme, cështje kjo me të cilën studentët përballen shpeshherë. Ai jep mundësi për të dalluar analizën e grupit nga analiza individuale dhe modalitetet e tjera. ‘Therapeutic Group Analysis’ S.H.Foulkes (1964) Karnac. Ky liber sjell sëbashku shumë prej temave të dy teksteve të para në një mënyrë më të organizuar dhe të mire redaktuar. Një prej kapitujve me interes është “Psikoterapia në vitet gjashtëdhjetë “. Foulkes shkruan “Në këtë shkrim, unë do të theksoj reagimin mbrojtës të shoqërisë ndaj procesit terapeutik dhe do të përpiqem ta shpjegoj atë”. Disa njerëz ndjejnë se po përjetojnë të njëjtën periudhë historike në këtë moment. ‘Selected Papers of S.H.Foulkes’. Psychoanalysis and Group Analysis S.H.Foulkes (1990) Karnac. Saktësisht cfarë shkruhet në kopertinë. Ky tekst përmban shkrime me fokus klinik dhe të detajuar lidhur me tema që nga marrëdheniet me objektin (object relations) dhe ‘interpretimi’ deri tek të kuptuarit e pacientëve trans-gender. Përfshin gjithashtu një diskutim të këndvështrimit sovjetik të terapisë së grupit. ‘The Art of Group Analysis in Organisations’ The Use of Intuitive and Experiential Knowledge. Gerhardt Wilke (2014) Karnac. Ky tekst përmban kapituj si “Dinamikat edipale dhe familjare në organizatat në ndryshim”. Perspektiva të dobishme, vecanërisht për të interesuarit në zhvillimin e organizatave, si konsulentë, apo pjesëmarrës në ndryshimet organizative.