Cfarë është psikanaliza e grupit Analiza e grupit është një formë psikanalitike e psikoterapisë së grupit e cila e trajton individin në kontekstin e tij/saj social dhe kulturor.Kjo është një formë unike e psikoterapisë që e konsideron individin në mënyrë të plotë në mjedisin e tij psiko-social dhe zhvillimor.Analiza e grupit është gjerësisht e përdorur jo vetëm në mjediset klinike psikiatrike ku synon reduktimin e vuajtjes mendore dhe trazimit emocional, por ajo, është gjithashtu e aplikuar gjerësisht, me modifikime, në të tjera mjedise/fusha si, edukimi dhe konsulenca ndaj organizatave. Në kushtet kur bota ku ne jetojme po bëhet gjithnjë e e më shumë e ndërlidhur dhe e globalizuar, ku thellohen problemet personale dhe komunikimi ndërkulturor, analiza e grupit duket të jetë një “psikoterapi për vendin dhe kohën qe po jetojmë”, pavarësisht vendit ku ndodh.