Trajnimi kualifikues në Psikanalizën e Grupit Psikanaliza e Grupit në Shqipëri, si disiplinë dhe profesion nuk njihej deri në fund të vitit 2014. Me iniciativën e Z. Erald Bekteshi, psikoterapist i certifikuar në Mbretërinë e Bashkuar, Z. Robert Harris, M. Inst GA, Cert.Ed. dhe Anxhela Gramo, psikoterapiste e ECP, u zhvillua ideja mbi implementimin e programit të plotë të trajnimit në Analizën e Grupit, për herë të parë në Shqipëri. Ky trajnim është i njohur nga Instituti i Analizës së Grupit në Londër, dhe vlerësimi i ecurisë së tij mbikqyret nga International Courses Committee (ICC) pranë këtij Instituti. Qendra Shqiptare për Shërbime Psikologjike dhe Psikoterapeutike është përgjegjëse për koordinimin dhe organizimin e këtij trajnimi në Shqipëri. Moduli i parë prezantues (24- 26 Prill, 2015) mblodhi së bashku 11 profesionistë të shëndetit mendor në Shqipëri. Moduli i dytë prezantues planifikohet ne nentor 2015. Pjesëmarrësit e modulit të parë dhe të dytë prezantues do të mblidhen në Janar te vitit 2016 për të nisur rrugën 6 vjeçare të formimit në Analizën e Grupit, me modulin mbi “Bazat themelore teorike në Psikanalizën e Grupit”.