Analiza e Grupit në Shqipëri: Seminar mbi Traumën Sociale, pjesa e II-të Me mbështetjen e ACPPS-së, Analiza e Grupit në Shqipëri organizoi seminarin mbi “Traumën Sociale” në 29 Janar 2016, pranë Qendrës Rinore të Tiranës, ku morën pjesë rreth 50 pjesëmarrës, ndër to, 2/3 studentë, dhe pjesa tjetër, profesionistë të shëndetit mendor. Ky seminar u drejtua nga Z. Harris, drejtues i Programit të Analizës së Grupit në Shqipëri. Pas përfundimit të seminarit, pjesëmarrësit patën mundësi të ulen në një grup analitik, eksperienca e të cilit nxiti një mënyrë të re komunikimi mes tyre.