Qëllimet dhe Objektivat e ACPPS Qëllimi kryesor i kësaj Qendre është përmirësimi i cilësisë së shërbimeve psikoterapeutike dhe psikologjike në vend. Për përmbushjen e këtij qëllimi, puna në Qendër orientohet në: hartimin dhe zbatimin e politikave të rregullimit të profesionit të psikoterapistit dhe të psikologut përmbushjen e standarteve ne ushtrimin e profesionit te psikologut dhe psikoterapistit. edukimin dhe kualifikimin e vazhdueshëm të psikoterapistit dhe psikologut. Objektivat e veprimtarisë së Qendrës janë: Të kontribuojë në zhvillimin dhe rritjen e standardeve te etikes në shërbimet psikoterapeutike dhe ato psikologjike. Të promovojë zbatimin e standardeve nw ushtrimin e profesionit të psikoterapistit dhe psikologut në fushën e shëndetit mendor dhe të tjera fusha me interes. Të ofrojë trajnime apo forma të tjera edukimi/kualifikimi për praktikuesit e shërbimeve psikoterapeutike dhe psikologjike, me qëllim ngritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e shërbimeve në fushën e shëndetit mendor. Të kryejë kërkime në fushën e shëndetit mendor. Të bashkëpunojë me organizata të ngjashme në Shqipëri dhe jashtë saj për të promovuar edukimin e profesionistëve për të zbatuar me profesionalizëm shërbimet psikoterapeutike dhe psikologjike.