Znj. Dorina Kapaj ka nisur që prej muajit shtator 2016 e në vazhdim kursin 4-vjeçar të specializimit në Psikoterapi Psikoanalitike, organizuar në Shqipëri nga Shoqata Shqiptare për Psikoterapinë në bashkëpunim me Sigmund Freud University – Vjenë (Austri) dhe Institut für angeëandte Psychoanalyse & Psychotherapie (Instituti për Psikoanalizën dhe Psikoterapinë e Aplikuar) – Insbruk (Austri).
 
Aktualisht znj. Kapaj është e angazhuar në praktikën e saj klinike si psikoterapiste në supervizim në përputhje me standardet e trajnimit në këtë fushë të Shoqatës Europiane për Psikoterapinë (www.europsyche.org) . Aplikon psikoterapinë psikoanalitike/ psikodinamike për adoleshentë dhe të rritur.
 
Është diplomuar për Punë Sociale – Drejtim Klinik pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës. Prej vitit 2014 e në vazhdim është angazhuar në institucione të ndryshme të shëndetit mendor si Spitali Psikiatrik “Ali Mihalli” në Vlorë; Spitali Psikiatrik “Sadik Dinçi” në Elbasan, Shoqata për persona me aftësi të kufizuara “Ndihmoni Jetën”, Qëndra për Shërbime Psikosociale “TISS” dhe Organizata për mbrojtjen e fëmijëve “Terre des homes”.
 
Email : dorinakapaj@hotmail.com