shëndetin mendor. psikoterapi psikanalitike si dhe këshillim psikologjik.        shëndetin mendor. psikoterapi psikanalitike si dhe këshillim psikologjik.

Qendra Shqiptare për Shërbime Psikologjike dhe Psikoterapeutike (QShSHP) ka në fokus shëndetin mendor. Ofron psikoterapi psikanalitike si dhe këshillim psikologjik. Shërbimet psikologjike dhe psikoterapeutike ndihmojnë individët të cilët vuajnë prej shqetësimeve emocionale, ose çrregullimeve të shëndetit mendor.

Sipas Prof. Dr. Alfred Pritz, rektor i Universitetit Sigmund Freud në Vjenë (www.sfu.ac.at), “psikoterapia është aplikimi sistematik i metodave të caktuara në trajtimin e vuajtjeve emocionale dhe shqetësimeve psikosomatike si edhe të krizave jetësore të origjinave të ndryshme. Baza e trajtimit psikoterapeutik është marrëdhënia e psikoterapistit me pacientin, ose me klientin në rastin e një mjedisi jo-klinik. Grupi i targetuar për psikoterapi përfshin dhe individët që kanë dëshirë të zgjerojnë mundësitë e tyre për ndryshime sociale apo ndryshime të brendshme” (2006).

Që prej 2014 qendra jonë synon te ndihmoje individët për të përballuar shqetësime në lidhje me shëndetin mendor.  Gjithashtu, ajo ofron  supervizim individual dhe supervisim në grup për profesionistë të fushës së psikologjisë dhe punës sociale klinike.

Në kohë pasigurie si këto që e gjithë bota po përjeton, trauma të hershme aktivizohen. Individi përballet gjithnjë e më fort me ankthin ekzistencial. Ankthi dhe depresioni janë reagime të pritshme të fatkeqësive masive, pasigurisë së jetës, si të tilla, ato duhet të merren seriozisht dhe të trajtohen në kohën e duhur nga profesionistët e shëndetit mendor. Çfarë bëjmë kur jeta ndalon papritur, kur izolimi fizik i shtohet gjendjes së pakuptuar të izolimit emocional? Psikoterapia na ndihmon që të shohim brenda dhe jashtë vetes për të kuptuar sesi mjedisi ndryshon jetët tona dhe sesi ne mund t’u përshtatemi ndryshimeve pa rrezikuar të humbasim kontaktin me veten (A. Gramo, 2020)

Kontakt

 Kontaktoni drejtpërdrejtë me psikoterapistet psikanalitike/psikodinamike të cilat janë kualifikuar prej institucioneve ndërkombëtare të trajnimit në psikoterapi.

www.groupanalysisalbania.org

www.shshp.org