Bisedë me temë “Pavetëdija Social dhe Shoqëria e Traumatizuar” drejtuar nga Z. Robert Harris

ACPPS dhe Grupi i Parë i Psikanalizës së Grupit në Shqipëri, organizuan me sukses takimin me temë “Pavetëdija Sociale dhe Shoqëria e Traumatizuar” në 20 Nëntor 2015, pranë Qendrës Kulturore Tulla, Tiranë.
Gjatë këtij takimi, pjesëmarrësit patën mundësi të ndjekin leksionin e Z. Harris, mbështetur në reflektime klinike të punës së tij në trajtimin e traumave sociale sipas këndvështrimit të analizës së grupit.
Më pas, pjesëmarrësit u ulën në një eksperiencë të shkurtër grupi analitik, e cila zgjati 45 minuta. Pjesëmarrësit u prezantuan me mënyrën e funksionimit të eksperiencave në grupe të mëdha analitike.