Tryeza për hartimin e urdhërit të psikologut Në 5 Qershor, 2014, QShShP është bërë pjesë e diskutimeve mbi Projektligjin e Urdhërit të Psikologut në Shqipëri, organizuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, UNICEF dhe Departamentit të Psikologjisë së Universitetit të Tiranës. Propozimet e paraqitura me shkrim nga ana jonë, pranë kësaj Ministrie synojnë kualifikimin e domosdoshëm sipas standarteve europiane të psikologëve për të garantuar cilësi në shërbimet e ofruara. Më poshtë, një prej sugjerimeve tona lidhur me dallimin mes psikologut dhe psikoterapistit “Një psikolog i përcaktuar sipas Nenit 6, pika b & c, nuk mund të kryejë psikoterapi, pasi psikoterapia është një shkencë dhe profesion më vete, i ndarë nga psikologjia, dhe kërkon një kualifikim të vecantë me kritere tepër rigoroze në formimin teorik, vetë-analizës, si dhe praktikës psikoterapeutike të mbikëqyrur (shih Deklaratën e Strasburgut, 1990, mbi Psikoterapinë në www.europsyche.org). Pra, “psikoterapia” si praktikë pune e psikologut nuk mund të qëndrojë.”