Trajtimi i së shkuarës komuniste në Shqipëri

Qendra Shqiptare për Shërbime Psikologjike dhe Psikoterapeutike mori pjesë në takimin koordinues mbi trajtimin e së shkuarës komuniste të Shqipërisë organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri në 12 Nëntor 2015, në Sallën Iliria II, në Hotel Sheraton.
Ne takim morën pjesë palë të interesuara dhe organizata të ndryshme që po punojnë mbi projekte apo aktivitete të lidhur me këtë temë. Qëllimi i këtij takimi ishte ndarja e informacionit mbi aktivitete të konceptuara apo në zhvillim e sipër në funksion të përmirësimit të bashkëpunimt ndërmjet palëve të angazhuara në këtë incicativë.
QSHSHP prezantoi projekt ide mbi trajtimin e të shkuarës komuniste me target grupe të ndryshme. Qëllimi i këtij prezantimi ishte adresimi i shëndetit mendor të individëve si një aspekt themelor i mirëfunksionimit të tyre në jetën e përditshme.