Koordinimi i kualifikimit në psikoterapinë grupanalitike

Deri nëvitin 2014, psikanaliza e grupit, ose psikoterapia psikanalitike në grup nuk njihej në Shqipëri.
Me iniciativën e Z. Erald Bekteshi, psikiatër dhe psikoterapist i certifikuar në Mbretërinë e Bashkuar, të Z. Robert Harris, M. Inst GA, Cert.Ed. dhe të Dr. Anxhela Gramo, psikoterapiste ECP, u zhvillua ideja mbi prezantimin dhe implementimin e programit të plotë të trajnimit në psikoterapinë grupanalitike, për herë të parë në Shqipëri. Ky trajnim është i akredituar nga Instituti i Analizës së Grupit në Londër, dhe vlerësimi i ecurisë së tij mbikqyret nga International Courses Committee (ICC) pranë këtij Instituti.
Qendra Shqiptare për Shërbime Psikologjike dhe Psikoterapeutike ka koordinuar modulet e para të këtij trajnimi në Shqipëri, nga 2014 -2016. Më shumë mbi këtë kualifikim, lexoni www.groupanalysisalbania.org.