Leksion i hapur mbi Psikanalizën e Grupit në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës

Me mbështetjen e ACPPS-së dhe ftesë të Prof. Edmond Dragotit, Mr. Harris mbajti një leksion të hapur mbi Psikanalizën e Grupit me studentë të Departamentit të Punës dhe Politikave Sociale, pranë Fakultetit të Shkencave Sociale. Ky leksion zgjati gati 2 orë. Studentët patën mundësi të merrnin përgjigjje për pyetjet e tyre mbi Analizën e Grupit.